Fidanishtja

Sekretet e njerëzve më të shëndetshëm

/ 4 minuta lexim

Ka vende ku sëmundjet si diabeti, sëmundjet e zemrës dhe kanceri janë më të rralla në krahasim me pjesët tjera të botës. Shkencëtarët kanë konstatuar që rol të madh në parandalimin e këtyre sëmundjeve luan stili i jetesës, më së shumti ushqimi.Pavarësisht rajonit ku jetoni, mund të merrni shprehitë e njerëzve më të shëndetshëm të botës për të ruajtur shëndetin tuaj. Mbani mend që ushqimi i rregullt është hapi i parë për një jetë të shëndetshme psikike dhe fizike.

Diabeti

Edhe pse shkalla e diabetit është alarmuese për zonën e Meksikës, indianët Tarahumara të cilët jetojnë në Copper Canyon (Meksikë) gati as që e dinë se çka është diabeti i tipit 2.

Për çudi, ata hanë ushqime të mbushura me karbohidrate, por ushqimi i tyre bazohet në karbohidrate të parafinuara. Si mëlmesa përdorin kanellën, majdanozin dhe hudhrën të cilat po ashtu kanë efekt të dobishëm në sheqerin në gjak. Përveç kësaj, jetojnë me stil tradicional të jetesës, i cili përfshin shumë ushtrime dhe në këtë mënyrë rrisin rezistencën e trupit ndaj diabetit.

Kanceri

Kameruni është shtet në Afrikë ku sëmundjet e sistemit tretës, duke përfshirë edhe kancerin e zorrës së trashë janë shumë të rralla. Një nga arsyet kyçe është ushqimi i pasur me fibra dhe konsumimi i reduktuar i mishit. Hulumtimet kanë treguar që nëse do të kishim ngrënë më pak mish të kuq, dhe më shumë fibra, në botë do të parandaloheshin më shumë se 64.000 raste të kancerit.

Banorët e Kamerunit kanë rrezik më të ulët nga krijimi i sëmundjeve kardiovaskulare, infeksioneve dhe sëmundjet e sistemit respirator, dhe për këtë kanë meritë fibrat nga drithërat e papërpunuara siç janë elbi, hikrra, tërshëra, quinoa, thekra dhe orizi integral. Ushqimi i tyre është po ashtu i pasur me probiotikë që përmirësojnë shëndetin e zorrëve.

Eco Higjiena

Depresioni

Edhe pse do të kishit menduar që islandezët për shkak të kushteve të motit janë më depresivë në krahasim me popujt tjerë, tek ata është shënuar numri më i vogël i rasteve të depresionit. Një nga arsyet kryesore është ushqimi i pasur me acidet yndyrore omega 3.

Islandezët hanë sasi të madhe të peshkut, i cili është i pasur me acidet yndyrore omega 3 dhe mishin e qengjit, i cili kullot myshk irlandez, po ashtu të pasur me acidet yndyrore omega 3. Shkencëtarët kanë dëshmuar që acidet yndyrore omega 3 parandalojnë krijimin e depresionit, reduktojnë simptomat e tij dhe ndihmojnë tek anksioziteti.

Sëmundjet e zemrës

Popullata e Kretës është një nga më të shëndetshmet, ndërsa për këtë ka merita ushqimi mesdhetar. Vaji i ullirit përmban antioksidantë të fuqishëm të cilët u kundërvihen radikaleve të lira. Acidet yndyrore omega 3 të cilat gjenden në frutat e detit, parandalojnë krijimin e mpiksjeve të gjakut.

Ata shpesh hanë edhe bukë të thekur, një lloj të bukës së fortë e cila është e mbushur me fibra. E ngjyejnë në verë të kuqe, vaj ulliri ose uthull molle. Ushqehen me prime me gjethe të gjelbra, bimë bishtajore, ndërsa për desert hanë jogurt të përzier me mjaltë. Ekspertët besojnë që shëndeti i tyre është i shkëlqyeshëm edhe për shkak të sasive të vogla të mishit të kuq të cilin e konsumojnë.