FITORJA

Sekiraqa dëshmitar kundër “Grupit të Llapit”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

I shumëkërkuari nga policia për vrasjen e policit Triumf Rizës, e që është vetëdorëzuar disa muaj më parë në EULEX, Enver Sekiraqa, pritet të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Rrustem Mustafës – Remi, Latif Gashit – Lata dhe Nazif Mehmetit – Nazi, shkruan “Tribuna”.

Gazeta ka mësuar se Sekiraqa është njëri prej dëshmitarëve të rinj që do të paraqesë prokuroria para gjyqit, e i cili nuk ka dëshmuar asnjëherë që nga paslufta.

Sekiraqa kishte deklaruar në një intervistë se është mbajtur si i burgosur në një ahur në fshatin Llapashticë dhe ishte rrahur nga Latif Gashi, i cili po ashtu i kishte kërkuar një shumë prej 600 mijë markash.

Uji Dea

Në seancën e parë gjyqësore, ku ka nisur për herë të tretë rigjykimi ndaj “Grupit të Llapit”, është diskutuar për ditarin e luftës së komandant Latës. Ditari i luftës i ish-komandantit të UÇK-së, Latif Gashi është zhdukur diku.

Ditari, i cili nga mbrojtja konsiderohet si prova kryesore në rigjykim, sipas prokurorit, ai nuk dihet se ku gjendet. Latif Gashi dhe Rrustem Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës, bashkë me Nazif Mehmetin, akuzohen për krime kundër popullatës civile në periudhën tetor 1998 – prill 1999. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.