HIDROMORAVA

Sekiraça strehohej në banesën e Zvonkos

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Prishtinë – Strehën më të sigurt Enver Sekiraça e kishte gjetur një kohë të gjatë në shtëpinë e Zvonko Veselinovicit. Dy njerëzit – sinonim të krimit, njëri shqiptar e tjetri serb, në veri të Kosovës ecnin e vepronin pa asnjë pengesë falë policëve të korruptuar në krye me ish-komandantin e stacionit policor të veriut, Milija Miloshevic.

Enver Sekiraça i kërkuar nga Interpoli ka qëndruar në shtëpinë e Veselinoviçit në Mitrovicë dhe në Serbi afër kufirit me Kosovës, derisa lëvizja e lirë i ishte kufizuar edhe nikoqirit të tij, shkruan “Koha Ditore”.

Atëherë, Sekiraça, i kërkuar për vrasjen e policit Triumf Riza, kishte arritur ilegalisht të shkonte në Republikën e Irlandës. Zbulimi i vendit ku po fshihej, kishte rezultuar me nisjen e procedurave për ekstradimin e tij, të cilat mbetën në tentativë për shkak se ai është larguar në një vend që tash për tash nuk dihet se ku.

UBT

Më 12 nëntor të vitit të kaluar autoritetet irlandeze patën njoftuar ato kosovare se në shtetin verior evropian është arrestuar një person i quajtur Enver Sekiraça.

Enver Sekiraça (1973) i lindur në Prishtinë është shpallur person në kërkim që nga viti 2007 pas vrasjes së policit Trumf Riza në gusht të këtij viti. /Telegrafi/