UBT

Sekiraça akuzohet për nxitje të vrasjes, haraç dhe përdhunim

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuzë kundër Enver Sekiraçës për tri vepra të rënda penale. Prokurori Andrew Carney akuzon Sekiraçën për nxitje të kryerjes së vrasjes së rëndë së policit Triumf Riza, për haraç të vënë ish-të dashurës së tij, Adelina Ismaili, dhe për dhunim seksual të E. Z. Veprat penale pretendohet se i ka kryer në vitet 2003, 2004 dhe 2007.

Prokurori Carney akuzon Sekiraçën se më 30 gusht 2007 ka nxitur Arben Berishën që ta vrasë policin e Njësisë së mbrojtjes së afërt, Triumf Riza.

Uji Dea

Berisha kishte vrarë Rizën në Prishtinë, por kishte mohuar se ishte shtyrë nga Sekiraça. Ai kishte thënë se vrasjen e kishte kryer për shkak se Riza e kishte rrahur shumë herë atë. Riza aso kohe ishte në lidhje me këngëtaren Adelina Ismajli.

“Para vrasjes ky grup që bashkëpunonte mes vete kishte përcjellë lëvizjet e Triumf Rizës me qëllim që të ndiqnin rrugën e tij”, thuhet në aktakuzën që e ka siguruar “Koha Ditore”. (“Kohës Ditore”)