United Hospital

Sejdiu: VV-ja nuk ekziston, njerëzit aty janë “maqinë” e Albin Kurtit

/ 2 minuta lexim
HW

Opinionisti Dardan Sejdiu, e ka cilësuar si “maqinë” Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se emri i saj duhet të fshihet, pasi gjithçka rreth këtij subjekti është Albin Kurti.

Në Rubikon të Klan Kosovës, Sejdiu ka thënë se njerëzit në këtë subjekt politik janë vetëm makineri votimi, sipas asaj, që u thuhet e u shkruhet nga Kurti.

“Duhet me fshi atë emër, se Vetëvendosja nuk ekziston. Ajo është maqinë e Albin Kurtit, për me i nënshtru njerëzit aty, për me çu dorën, për me çu mesazhe për karate dhe me lexu tekste që ia shkruan dikush tjetër. Edhe krejt paret për me bo sulm politik mbi UÇK-në në Kuvend edhe mos me marrë kërkush përgjegjësi në këtë vend.”, ka thënë Sejdiu.

ARKATANA

Ai ka thënë se pikërisht pse Vjosa Osmani nuk është presidente është Albin Kurti, i cili në një moment ka vendosur ndryshe.

Duke folur për zgjedhjet e reja, Sejdiu ka thënë se ato i ka shkaktuar Kurti, sipas tij, me idenë për t’i marrë 80 vota.

“Albin Kurti e ka çu këtë vend në zgjedhje me idenë që i merr 80 vota, sepse nuk e ka as nijetin për me komuniku me dikë tjetër në përputhje me organizimin kushtetues që e kemi. Për mua është e thjeshtë. Këto zgjedhje janë kështu, a dojmë që në këtë Republikë të ketë subjekte politike të përfaqësuara në Kuvend që janë të gatshme të gjejnë një gjuhë të përbashkër për institucionin e presidentit, që nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë, por person me integritet, i cili në situata të caktuara mund të marrë vendime që ruan balancat mes pushteteve. Dhe, nëse i ka VV-ja 80 deputetë, a besojnë që qentë endacakë nuk kafshojnë më njerëz rrugëve, çka ndryshon në tarifimin e rrymës, a ka me na ardhë rrymë çdo vjet me shtrenjtë. A ka me qenë ky zhvillimi ekonomik, që Kosova u pa edhe sot se është më i pazhvilluari në rajon dhe Evropë.”, ka thënë ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.