Hidromorava

Sejdiu: Të zbardhet atentati ndaj Rugovës

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, njëherësh edhe kryetar nderi i LDK-së, ka thënë se duhet të zbardhen të gjitha vrasjet e pas luftës, ku më së shumti sipas tij kanë qenë të LDK-së.

Në një intervistë për “Epoka e re”, Sejdiu ka thënë se në kuadër të funksionimit të shtetit ligjor duhet të ndodh edhe zbardhja e viktimave të pas luftës që kanë qenë veprimtarë politikë.

“Kush i ka bërë ato vrasje është mirë të dihet. Kjo çështje duhet të zbardhet dhe të dihet se kush janë akterët për vrasjet e pasluftës, pavarësisht se cilit grup politik i përkasin e që në këtë rast LDK-ja ka pasur mjaft shumë. Pastaj të zbulohet se kush kanë qenë akterët e atentatit ndaj presidentit Rugova dhe shumë veprime të tjera”, ka thënë ish kryetari i LDK-së.

UBT

Sipas tij, kjo do të ishte satisfaksion jo vetëm për rrethin e ngushtë, por edhe për stabilitetin e përgjithshëm në vend.

“Unë për gati 5 vjet pune si president i vendit qasje themelore timen kam pasur se si të funksionoj më mirë shteti ligjor me të gjithë mekanizmat e tij. Nuk duhet të shikohen njerëzit si kundërshtarë përtej asaj shënjestrës së armës, por duhet të shikohen si rivalë apo konkurrentë politikë. Lufta politike e subjekteve duhet të bëhet nëpërmjet ideve dhe projekteve programore”, ka thënë Sejdiu. (ORAinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.