Mobi Casa

Sejdiu paralajmëron mjekët: Nuk do të tolerohet as edhe një minutë mungesë në Emergjencë

/ 2 minuta lexim

Drejtori i Shërbimit Spitalor, Klinik Te Kosovës(SHSKUK), Basri Sejdiu përmes një konference për media ka folur rreth gjendjes se tanishme në mjekësi e ku ka veçuar atë te disiplinës, raporton “Zëri.info”.

“Jemi dike tentuar që stafi të jetë në krye të detyrës dhe të jap shërbime sa më të mira për qytetarët. Jemi duke u parpjekur që përmes investimeve dhe motivimit të stafit ne themi duke tentuar që qytetari të ketë shërbime sa më të mira”, ka thënë Sejdiu.

Tutje ai ka treguar edhe për pajisjen e reparteve të ndryshme me pajisje të ndryshme.

“Mjekimi intensiv i ri po shfrytëzon shërbime të reja janë blerë pajisje të reja, është shtuar stafi mjekësorë dhe krejt kjo është bërë për të mirë të qytetarëve” , ka thënë ai.

Sejdiu ka treguar edhe për motivet e suspendimit të disa mjekëve në Emergjencën e QKUK-së,raporton tutje “Zëri.info”.

Uji Dea

“Respektimi i kontratës së punës, respektimi i orarit të pumës në kujdestari. Suspendimet kanë ndodh kohëve të fundit. Këto nuk janë bere për të i dëmtuar ata personalisht por për të mirën institucionit dhe të qytetarëve. Këto vendime nuk kanë qenë as politike e as për asgjë tjetër”, ka thënë ai.

Ai ka pasur edhe një paralajmërim për mjekët e rinj.

“Mjekët duhet ta dallojnë orarin e rregullt me atë të kujdestarisë. Nëse mungon gjatë orarit të rregullt mund të hiqet mëditja ose të bëhet diçka tjetër ndaj tij por nëse mungon në kohën e emergjencës është e patolerueshme. Dua të ju them që mungesa. Në kujdestarinë e emergjencës është e patolerueshme edhe nëse vonesa është një minutë”, ka shtuar ai.

Sejdiu gjatë kësaj konference ka konfirmuar se për mjekët e këtij institucioni së shpejti do të kenë rritje të pagave. /Zëri