Sejdiu në aksion, kundërshtarët nën hetime
Ish presidenti i Kosovës dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës Fatmir Sejdiu, ka thënë se gjithmonë janë munduar që ta eliminojnë nga politika dhe po ashtu kanë bërë fushatë paprecedentë për personalitetin e tij.
Ai në një intervistë për Kosovën Sot, ka thënë se tani drejtësia i ka punët në duar dhe i mbetet asaj që ta kryejë punën e vet.
“Opinioni publik ka mundur vetë ta shohë një fushatë të paprecedent kundër personalitetit tim, madje edhe me djegien e selisë! Tellallë që thërrisnin për linçimin tim! Fatbardhësisht, disa nga ata tashmë janë duke u hetuar për krime, shantazhe e kërcënime, që del se kanë qenë pjesë e një strukture të orkestruar. Tani i mbetet drejtësisë ta thotë fjalën e vet dhe realisht të shihen se kush janë ata mbështetësit e tyre”, shprehet ish lideri i LDK-së.