HW

Sejdiu: Kurti synon t’i mbyllë çështjet financiare për të mbetur komod nëse nuk zgjidhet Presidenti

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Dardan Sejdiu, duke folur në Klan Kosova, ka kome ntuar strategjinë e Kryeministrit Albin Kurti në raport me afatet ligjore për zgjedhjen e Presidentit dhe proceset e rëndësishme qeveritare.

Sipas Sejdiut, Kurti ka prioritet kalimin e disa çështjeve kyçe – si buxheti dhe Plani i Rritjes – para se të vijë momenti i diskutimit për postin e Presidentit.

ARKATANA

Kjo pasi, sipas Sejdiut, në rast se nuk do të arrihej marrëveshje për Presidentin apo Presidenten, do të mbetej kryeministër në detyrë me të gjitha rrugët e hapura.

“Dy-tri tema janë tepër të rëndësishme për zotin Kurti që t’i kalojë para se të vijë diskutimi i Presidentit. Pse është me rëndësi, sepse në rast se nuk gjejmë çelës për të zgjedhur Presidentin apo Presidenten, atëherë zoti Kurti vazhdon si kryeministër në detyrë, por tash vazhdon me buxhet të aprovuar, vazhdon me Planin e Rritjes së BE-së i cili sjell financa, vazhdon me një marrëveshje ndërkombëtare të cilat nuk ndalin procese dhe është në pozicion ende më të mirë elektoral dhe pozicion edhe më të mirë edhe sa i përket mënyrës se si menaxhon me resurset publike shtetërore. Në këtë drejtim unë nuk shoh ndonjë ndryshim.” – tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.