Sejdiu: Beogradit duhet t’i bëhet trysni
Ish-presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, ka thënë se Beogradit zyrtar duhet t’i bëhet presion.
Sejdiu ka thënë për “Epokën e Re” se takimi i radhës mes Thaçi e Daçiqit, nuk mund të jetë tentimi i fundit për arritjen e marrëveshjes.
Fatmir Sejdiu ka thënë se Beogradi duhet ta kuptojë njëherë e përgjithmonë se nuk është ai që mund t’i diktojë rrjedhat e përgjithshme në relacione e dy vendeve sovrane./Indeksonline/

