Mobi Casa

Sefiu: Më 4 prill në Gjilan kanë qenë 840 raste aktive me COVID-19, sot janë 125

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur sot takimin e radhës të udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli, për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.

Gjatë adresimit para gazetarëve, drejtoresha e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik në Gjilan, dr. Ajhane Sefiu, ka thënë se brenda muajit ka rënie të madhe të infeksionit me COVID-19 në këtë komunë.

“Më 4 prill kanë qenë 840 raste aktive, derisa sot i kemi 125 raste. Kemi një rënie të dukshme dhe po shpresojmë që së shpejti të kemi zero raste”, tha Sefiu.

Gjatë konferencës kanë adresuar mesazhet e tyre të parandalimit të përhapjes së këtij virusi edhe drejtori i Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit, dr. Ukshin Ismaili, drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, sikurse edhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari.

ARKATANA

Ndërkohë, gjatë kësaj konference për media, nënkryetari Ismajli ka mohuar disa zëra kinse për ata që e kanë kaluar covid-19 do të ketë mbështetje financiare.

“Ky propozim ka ardhur nga opozita në Kuvend dhe është mbështetur edhe nga partitë e koalicionit. Por, deri sot i kemi 6336 qytetarë që e kanë kaluar virusin dhe është e pamundur që të ketë mbështetje financiare pasi kostoja do ta kalonte shumën 1 milion euro. Pra, nuk është i vërtet pohimi i dikujt”, tha Ismajli.

Ndryshe, pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 20740 mostra, 6336 kanë rezultuar pozitivë, 6069 janë shëruar, 142 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 125 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 29 dhe 100 mostra në pritje për rezultat./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.