ARKATANA

Seferi, “Tajsoni shqiptar” synon titullin e Kampionit të Evropës

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me 37 vjet dhe 41 luftëra profesionale (35 fitore) “Tajsoni shqiptar”, emër me të cilin njihet Nuri Seferi, ka mbërritur një moshë të shtyrë për një boksier. Por ai as që mendon të tërhiqet. “Unë vazhdoj të ëndërroj për një titull kampioni të Evropës”, thotë ai për shtypin gjerman. E dua patjetër një revansh kundër kampionit në versionin WBO, Marco Huck.

Por, për t`iu afruar realizimit të këtij objektivi Seferi duhet që së pari të mundë më 16 maj konkurrentin Tamas Lodi, një boksier hungarez, në CU-Arena në Neugraben, Gjermani. Ai deri më tash ka fituar në 13 luftëra, një e ka humbur dhe një e ka barazuar. 11 prej tyre i ka fituar para përfundimit të luftës.

Uji Dea

“Duket i ashpër në pllakate por Seferi është një baba i mirë dhe njeri i sjellshëm, shkruajnë gazetat gjermane.

Dhe, ai është i sigurt se do të fitojë. “Për herë të parë në karrierën time të gjatë kam stërvitur në Hamburg disa javë rresht dhe jam përgatitur në mënyrë konsekuente për luftën e radhës. Kështu nuk më ka ndodhur asnjëherë më parë ./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.