Hidromorava

Seferi, i treti në versionin WBO

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Boksieri shqiptar i kategorisë “cruiser”, Nuri Seferi, është ngjitur në pozitën e tretë në renditjen e versionit botëror WBO. Seferi ka përparuar për një vend, pasi në renditjen e kaluar ishte në pozitën e katërt.

Seferi pritet që të ndeshet me amerikanin BJ Flores, që është i pari në renditjen e WBO-së, për një duel eliminator. Dueli po parashikohet të mbahet në fund të prillit apo në fillim të majit në Tiranë.

FIDANISHTJA

Fituesi i përballjes do të ndeshet me kampionin e versionit WBO, e që aktualisht është Marco Huck.

Ndërkohë Haxhi (Robin) Krasniqi, ka mbetur në pozitën e parë në versionin WBO në kategorinë gjysmë të rëndë. Krasniqi do të përballet me Nathan Cleverlyn, më 16 mars, për titullin e botës të versionit WBO.