Mobi Casa

Seferi drejt rikthimit në Evropë, e duan tre skuadra nga Serie A dhe një nga Liga Premier

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Taulant Seferi është gati të rikthehet në futbollin evropian vetëm pas një viti të kaluar në Emiratet Arabe te FC Baniyas për Euro 2024, njësoj si të gjithë shokët e tij të skuadrës te ekipi kombëtar i gjithë shqiptarëve.

Sulmuesi shqiptar ishte i huazuar te skuadra arabe nga ukrainasit e Vorska Poltava, derisa e ardhmja e tij duket shumë e mirë.

Mediumi italian ‘TMW’ ka raportuar se ylli shqiptar gjatë verës mund ta bëj hapin e madh në karrierë, pasi ka interesim nga Serie A dhe Liga Premier.

“Seferi luan me të djathtën, por aktivizohet në të majtë, siç i pëlqen trajnerit Sylvinho”.

FITORJA

“Titullar i Shqipërisë dhe një nga kërcënimet kryesore për Italinë në duelin e 15 qershorit”, vijon TMW duke iu referuar përballjes në ‘Signal Iduna Park’, sfida e parë e Shqipërisë në grupin B. Ku bëjnë pjese edhe Spanja e Kroacia.

Ofertat nuk mungojnë dhe e ardhmja e Seferit mund të jetë Serie A ku kërkohet nga Cagliari, Lecce dhe Empoli që duan transferimin e shqiptarit.

Ndërkohë për 27-vjeçarin ka shprehur edhe skuadra e sapo futur në Ligën Premier, Ipswich Town.

Sigurisht që ndeshjet në Evropian do të jenë një shtysë për klubet për ta parë Seferin i cili mund të largohet nga Vorska për një shumë rreth dy milionë euro. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.