Eko Higjiena

Sefa: Nuk e kam vrarë Anton Stanajn

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Mujo Sefa ka hedh poshtë zërat që ka vrarë shefin e tij, biznesmenin Anton Stanaj.

Sefaj ka thënë për KTV-në se ai është i plagosur, pasi edhe atë kanë dashur ta vrasin, ata që ia kanë montuar vrasjen Anton Stanajt.

Sefaj ka thënë se policia sudaneze nuk dyshon më që ai është vrasësi, por pohon se do të pres rrethanat e favorshme për të treguar të vërtetën rreth vrasjes.

“Unë nuk e kam vrarë Anton Stanaj. Mua më kanë plagosur. Kam një plagë në shpinë. Dikush po don që t’ma veshë mua vrasjen, por unë nuk e kam bërë. Më kanë futur në një qeli dhe më kanë lenë dy ditë e gjysme të vdekur për dhe në një gjendje shumë të rendë. Tash jam duke kuruar plagët. Nuk jam më i dyshuar për vrasje, por jam duke u mbajtur nën hetim dhe jam shumë i rrezikuar. Sa po të krijohen kushtet e sigurisë, nëse dal i gjallë prej këtej, unë do të tregojë gjithçka në detaje”, ka thënë Stefaj, transmeton Indeksonline.

Eco Higjiena

Nikolla Plumaj, bashkëpunëtor i të dyve, i cili ka mbetur i plagosur, kishte thënë përveç se Sefaj e kishte vrarë Anton Stanajn, si dhe e kishte plagosur me thikë edhe mikun e tij, Afrim Shala

Ndryshe, Anton Stanaj ishte vrarë në Sudan me 8 Mars në rrethana të pa sqaruara deri më tani.

Ai është pronar i kompanisë “Rokshped”, e cila në Podgoricë merret me shitjen e duhanit dhe veturave. Kjo firmë ishte distributor i autorizuar për shitjen dhe servisimin e veturave Volkswagen dhe Audi. /Telegrafi/