Fundamenti

Secili kosovar mesatarisht tymos 2687 cigare në vit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Prishtinë – Derisa Projektligji kundër duhanit pret edhe shqyrtimin e dytë në Kuvendin e Kosovës, bizneset e vogla e cilësojnë eksperimental atë dhe vazhdojnë ta kundërshtojnë.

Përfaqësuesi i Shoqatës së shitoreve të vogla, e cila kishte mbledhur 4 mijë nënshkrime kundër projektligjit të cekur, Haqif Vitia, ka theksuar se nuk është që të mos luftohet pirja e duhanit, por është kundër qasjes eksperimentale të këtij projektligji. “Që një ligj i mirëfilltë kundër duhanit të zbatohet në Kosovë duhen elemente funksionale dhe jo kopje të ligjeve të ngjashme të shteteve më të zhvilluara të botës, siç është Norvegjia”, ka thënë Vitia, i fokusuar kryesisht në nenin 9.2 të projektligjit. “Ky nen ndalon ekspozimin e duhanit, por s’e ndalon shitjen. Kështu dëmtohemi vetëm ne shitësit, sepse duhanxhiu e gjen cigaren që i intereson, kurse neve na krijohen shumë telashe”, ka thënë Vitia, pa e anashkaluar edhe mundësinë e vjedhjes së mallit nga hajnat. Kundër këtij ligji ditë më parë është shprehur edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu. Ai e ka quajtur antiekonomik atë pasi që, sipas tij, industria e duhanit ua jep financave publike të Kosovës më shumë se 100 milionë euro.

Zyrtarët e Shëndetësisë ndërkaq vazhdojnë ta mbrojnë atë dhe thonë se e kanë edhe përkrahjen e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICE, Koalicionit Antiduhan, që përfshin 20 shoqata qeveritare e joqeveritare, Raportit të Progresit nga Komisioni Evropian-pjesë për shëndetësinë etj. Drejtori i informimit në MSH, Faik Hoti, thotë se efektet pozitive të projektligjit të ri janë se pirja e duhanit në hapësirat publike ndalohet qind për qind.

Hidromorava

“Ky ligj synon mbrojtjen e shëndetit të popullatës dhe nuk e ndalon përdorimin ose shitjen e tij. Ligji vetëm përkufizon disa gjëra”, ka theksuar Hoti, teksa ka thënë se fshehja e duhanit ndikon në mosnxitjen e të rinjve që ta blejnë atë. Ai ankesat e industrisë së duhanit të tregtarëve i vlerëson të pabazuara.

Projektligji, sipas Hotit, zvogëlon sëmundjet vdekjeprurëse në Kosovë. Ai thotë se statistikat tregojnë se rreth 1/3 e kosovarëve janë duhanpirës. Për kokë banori brenda vitit në Kosovë tymosen 2687 cigare, menjëherë pas Serbisë (2861), Bullgarisë (2822) e Greqisë (2795). “Esenca është që tymosja të ndalohet qind për qind në hapësirat e mbyllura publike, në hapësirat e punës, në transportin publik etj. Kjo masë aplikohet në shumë vende të botës dhe është në përputhje të plotë me Konventën Kornizë të OBSH-së për Kontrollin e Duhanit (FCTC), të cilën e kanë nënshkruar 176 shtete të botës (përfshirë edhe vendet e BE-së), që paraqesin 90 % të popullatës në botë. Hoti ka përmendur edhe statistika të tjera.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.