FIDANISHTJA

Seancë e “lodhtë” pa opozitën

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Deputetët e mazhorancës për herë të dytë, kanë mbajtur seancën plenare të Kuvendit të Kosovës pa deputetët e opozitës, të cilat kanë bojkotuar pjesëmarrjen në Kuvend. Kjo seancë që ngjalli monotoni, pas shtatë muajve të bllokimit nga opozita, kaloi më shumë në pyetje parlamentare, sesa në projektligje.

Deputetët e kanë filluar seancën me një minutë heshtje në nderim të viktimave nga sulmet terroriste në Bruksel. Drejtuesit e koalicionit qeverisës kanë shprehur ngushëllime për familjet e viktimave të këtyre sulmeve. Ata gjithashtu kanë falënderuar NATO-n në përvjetorin e sulmeve ndaj caqeve ushtarake serbe.

GRANDEMALL

Ndërsa gjatë parashtrimit të pyetjeve parlamentare, deputetja e LDK-së, Alma Lama, e ka pyetur kryeministrin Isa Mustafa se a do të trajtohet çështja e kompensimit të dëmeve të luftës dhe çështja e personave të pagjetur në dialogun me Serbinë.

Kurse i pari i ekzekutivit ka thënë se Qeveria e Kosovës do të kërkojë sërish që këto dy çështje dhe ajo e pensioneve të diskutohen në Bruksel.
“Do të jenë çështje të cilat ne do të kërkojmë që të trajtohen në procesin e dialogut. Ne kemi shtruar disa prej çështjeve që i konsiderojmë me prioritet në dialog, përfshirë këtu, edhe problemet e të pagjeturve, mirëpo kjo është një prej temave që ka peshën më të madhe, prandaj ne në këtë proces do të kërkojmë që të shqyrtohen. Unë kam paralajmëruar këtë edhe publikisht, edhe para tre jave, që është një prej temave që do ta diskutojmë, do të kërkojmë kompensime dhe do të kërkojmë që kjo të bëhet në suaza të konventave ndërkombëtare”, është përgjigjur Mustafa./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.