Seanca me kuorum, kryetari me votim të hapur

Pesë ditë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, blloku opozitar ka thënë se nuk ka çarje brenda tij dhe se do ta realizojë të “drejtën” e tij për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.
Koalicioni paszgjedhor LDK-AAK-Nisma do të qëndrojë në sallë kur të dalë kandidati i PDK-së për kryetar Kuvendi dhe vota e tyre do të jetë kundër. Megjithëse kanë dhënë kritika të shumta në drejtim të Gjykatës Kushtetuese, zyrtarë të bllokut LAN kanë thënë se do ta respektojnë në plotni aktgjykimin për çështjen e kryetarit të Parlamentit.
Vendimi i gjykatës thotë se të gjithë deputetët duhet të jenë të pranishëm dhe të votojnë si të dëshirojnë, në mënyrë të hapur ose të fshehtë, të votojnë “për”, “kundër” ose të abstenojnë, dhe “nuk mund të lirohen nga të vepruarit kështu”./express/