Seanca konstituive, të enjten e ardhshme

Ka përfunduar takimi ndërmjet kryesueses së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Flora Brovina, kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçi, si dhe përfaqësuesve të komuniteteve pakicë.
Pas takimit, Flora Brovina ka theksuar se është vendosur që seanca konstituive të shtyhet për të enjten e ardhshme.
Kërkesa për shtyrjen e seancës e cila ishte paraparë që të mbahej nesër ishte bërë nga Lista Srpska. /Telegrafi/
Nis takimi i Brovinës me subjektet politike, mungon VLAN
Ka filluar takimi i kryesueses së seancës konstituive, Flora Brovinës me përfaqësues të partive politike për ta shqyrtuar kërkesën e Listës serbe për shtyrjen e seancës konstituive.
Mirëpo në këtë takim nuk po marrin pjesë përfaqësuesit e LAN-it dhe Vetvendosje. Në takim janë vetëm përfaqësuesi i PDK-së, Listës serbe, dhe komuniteteve joserbe, raporton RTK.