Uji Dea

Konjufca pas takimit me Nussbaumer: Serbia mund të përsërisë skenarin e Banjskës, por me përmasa më të mëdha

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Kombëtar të Zvicrës, Eric Nussbaumer.

Konjufca ka bërë të ditur se me Nussbaumer kanë diskutuar për zhvillimin e Kosovës e po ashtu edhe për sfidat dhe sigurinë.

Kryeparlamentari përmendi rrezikun që i kanoset Kosovës për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë.

“Kemi folur edhe për sigurinë në Kosovë dhe rreziqet që po përballemi për shkak të pretendimeve territoriale të Serbisë. Po qe Serbia lihet e pa ndëshkuar lidhur me agresionin terrorist në Banjskë që u krye në shtator të vitit të kaluar, Serbia ka për ta përsëritur këtë skenarë por me përmasa më të mëdha”, tha Konjufca.

Konjufca u shpreh se derisa Serbia vazhdon të jetë aleate e Rusisë ajo duhet të shihet si rrezik për tërë Ballkanin.

Fundamenti

“Si një nga shtetet që nuk ka mbështetur sanksionimin e Rusisë përballë luftës së Ukrainës, dhe vazhdon të kultivoj bashkëpunim ushtarak me Rusinë, Serbia duhet të shihet jo vetën rrezik për Kosovën por të gjithë stabilitetin dhe paqen në Ballkanin Perëndimor”, tha Konjufca.

Ai shtoi se takimi me Nussbaumer, ishte shumë miqësor, duke qenë se dy vendet tona kanë një miqësi tashmë tradicionale që daton shumë kohë para shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

“Kontributi i Zvicrës në Kosovë është i hershëm dhe përfshinë të gjitha segmentet në të cilat ne kemi pasur nevojë si shtet. Edhe sot e kësaj dite qeveria zvicerane mbështet shumë nga prioritetet zhvillimore të Kosovës Për Kosovën Zvicra është më shumë sesa një shtet mik apo aleat.

Për shumë qytetarë të Kosovës, Zvicra ishte atdhe i dytë. Sot shumë bashkatdhetarë janë të mëshiruar me vlerat politike, kulturore e kombëtare zvicerane duke qenë kështu edhe lidhja më e fuqishme mes dy vendeve tona”, tha Konjufca. /Telegrafi/