UBT

Së shpejti edhe një trashëgimtar/e i presidentit Ibrahim Rugova

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Pas kreatores Blerina Kllokoqi-Rugova, trashëgimtarë të radhës në familjen e presidentit të ndjerë Dr. Ibrahim Rugova do të sjell reja e dytë e presidentit.

Blerta Kllokoqi dhe Ukë Rugova së shpejti do të bëhen me fëmijë. Kështu bëjnë me dije burime të afërta me portalin ORAinfo, sipas të cilave Blerta dhe Uka së shpejti do të bëhen prindër.

Blerta, e cila njëherësh është edhe motra e Blerina Kllokoqit, bashkëshortes së djalit të madh të Dr. Ibrahim Rugovës, Mendimit, tashmë ndodhet në muajin e gjashtë të shtatzënisë së saj.

Uji Dea

“Ajo është shtatzënë dhe sipas asaj që ne kemi parë, ajo duhet të jetë në muajin e 5 apo 6-të të shtatzënisë.”, kanë thënë burimet.

Por, nuk dihet nëse fëmija që do të vijë në jetë do të jetë vajzë apo djalë. (ORAinfo)