UBT

S`e marrin seriozisht

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Partia Demokratike e Kosovës nuk beson se Isa Mustafa përnjëmend synon ta bllokojë reformën elektorale dhe kushtetuese. Adem Grabovci thotë se Lideri i LDK’së aktualisht është i nervozuar, por së shpejti do t’i korrigjojë deklaratat e dhëna.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së pohon se s’ka zgjedhje të reja pa ndryshimin e ligjit aktual zgjedhor.

Partia Demokratike e Kosovës nuk u frikësohet paralajmërimeve të Liderit të LDK’së, Isa Mustafa për bllokim të reformave zgjedhore në Kuvend.

Mobi Casa

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK’së, Adem Grabovci për më tepër është shprehur i bindur se Mustafa do të korrigjojë deklaratat e tij publike, të cilat i quajti nervozë të çastit.

“Nuk dua të diskutoj atë dhe as që mendoj se do të vijë deri te bllokada e reformës zgjedhore, sepse nuk është as në interes të subjekteve, e aq më pak në interes të vendit. E kam parasysh që një nervozë e çastit që mund të krijohet te një apo tjetër lider për një apo arsye tjetër, por unë prapë besoj që do të ecin proceset”, ka thënë Grabovci, të dielën për Express.

“Jam shumë i bindur që zoti Mustafa do të korrigjojë atë që ka deklaruar dhe do të mbështesë reformën zgjedhore”, shtoi ai.(express)