UBT

S’e japim LDD-në

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i Lidhjes Demokratike të Dardanisë, Nexhat Daci mohon mundësinë e shkrirjes e partisë së tij në ndonjë subjekt tjetër. Duke iu përgjigjur LDK-së, e cila njoftoi se dardanëve ua mori të mërkurën një degë në Deçan, Daci tha se po largohen vetëm individët. Por ish-kryeparlamentari shfaqet këmbëngulës duke thënë se emrin e LDD-së nuk mund ta marrë askush.

“Ka lëvizje prej Veriut në Jug, prej Amerikës Veriore në Afrikën e Jugut, po shihni çdo ditë lajme të vërteta ose ma pak të pavërteta, e vërteta është që ka lëvizje të individëve”, ka deklaruar Daci për “Express”.

“Po mashtrohen. Degën ose emrin e LDD-së nuk mundet me marrë me veti në xhep kurrkush se nuk janë kumbulla të atij dhe nuk qëndron fare. Unë e kam bërë me dije që shkrirja e LDD-së nuk është në konceptin e LDD-së, të gjitha organet kanë vendos unanimisht që LDD vazhdon”, ka shtuar Daci.

Lideri i dardanëve pohoi se është në bisedime me disa subjekte politike për bashkëpunim të mundshëm por se nuk ka asgjë konkrete me asnjërën.

“Ka biseda, ka edhe me LDK-në, po ka edhe me partnerë të tjerë që unë i kam përcaktuar si partnerë të mundshëm shpresoj që të përfundojmë me ndonjërin prej këtyre partnerëve, nuk e di unë tash. nuk e di tash ka burime të ndryshme, mirëpo asgjë konkrete nuk ka se po të kishte unë kisha deklaruar”, tha Daci.

Uji Dea

Ai ka folur për lëvizjet e individëve nga partia e tij e që nuk janë të pakta.

“Mundem vetëm një gjë me thanë, kanë dalë në Ferizaj në zgjedhjet e përsëritura lokale dy- tre bajraktarë qashtu pa lejen e LDD-së dhe kanë marrë më pak vota se vetë LDD-ja që ka marrë. Jemi në demokraci dhe gjithkund ju po e shihni ka lëvizje edhe te gjitha subjektet, diku më pak diku më shumë”, tha lideri i LDD-së.

Ndryshe, kohë më parë Daci pati lënë të hapur edhe mundësinë e bashkëpunimit me AAK-në.

Ai pati thënë se në fund do të bisedave do të jenë tri parti në koalicion duke aluduar në AAK-në e Ramush Haradinajt dhe LDD-në. Këtë ide ai vazhdon ta ketë, por nuk po e bënë publike partinë e tretë.

“E ajo treta po del ma problematikja prej të gjithave, pro po e lëmë edhe një kohë pa e identifikuar se nuk më lejon as pozita as mosha me dalë me deklarata që nuk janë një qind për qind të sigurta”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.