GRANDEMALL

S’e duan Thaçin kryenegociator

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Platforma e dialogut me Serbinë, sipas së cilës presidenti Hashim Thaçi do të jetë udhëheqës i fazës finale të këtij procesi, s’e ka përkrahjen e shumicës së partive parlamentare në vend. Përpos mbështetjes nga PDK-ja dhe AAK-ja, kjo platformë kundërshtohet nga LDK-ja, LVV-ja, PSD-ja dhe Nisma. Analistët thonë se Thaçi duhet të tërhiqet nga ky proces nëse për shkak të tij nuk po arrihet konsensusi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Platforma e dialogut me Serbinë nuk pritet të rezultojë me ndonjë konsensus të gjerë politik në vend.

Përkundrazi, një pjesë e partive politike tashmë kanë deklaruar se nuk do ta mbështesin platformën në fjalë, sipas së cilës presidenti Hashim Thaçi do të jetë udhëheqës i fazës finale të këtij procesi.

Përderisa LDK-ja ka njoftuar përfundimisht se nuk do ta votojë projekt-platformën e dialogut, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka bërë të ditur se nuk do ta mbështesë atë në rast se nuk ndryshohet ashtu siç do ta pranonte LVV-ja, shkruan më tutje “Zëri”.

Uji Dea

Pos kësaj, ky subjekt po vazhdon të mbetet kundër asaj që presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ta drejtojë fazën finale të negociatave me Serbinë.

Kundër Thaçit kryenegociator është deklaruar edhe Partia Socialdemokrate (PSD), përfaqësuesit e së cilës kanë konsideruar se kreu i shtetit nuk është personi adekuat për ta drejtuar këtë proces.

Por pos këtyre edhe qëndrimi aktual i Nismës Socialdemokrate (e cila është në koalicionin qeverisës), është që Thaçi të mos jetë kryenegociator.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.