Mobi Casa

KFOR: Hapja e urës së Ibrit veç nëpërmjet dialogut, ne kemi prani fikse mbi të

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, është shprehur se çdo vendim në lidhje me hapjen e Urës së Ibrit duhet të merret në kuadër të dialogut.

KFOR-i ka thënë se ka prani “fikse në urë” dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth dhe se nuk do të hezitojë “të ndërhyjë ndaj çdo zhvillimi që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë”.

“Qëndrimi ynë për këtë çështje (hapjen e Urës së Ibrit, shën.red.) ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

FIDANISHTJA

“Misioni i KFOR-it ka një prani të përhershme, fikse në urë dhe vazhdon të kryejë patrullime të rregullta në zonat përreth për të garantuar stabilitet dhe siguri, për të mirën e të gjitha komuniteteve lokale. Ne nuk do të hezitojmë të ndërhyjmë ndaj çdo zhvillim që mund të ndikojë në mjedisin e sigurisë dhe stabilitetin rajonal, në respekt të plotë të mandatit tonë të OKB-së”, tha KFOR-i për Klankosova.tv.

Dje, institucionet e Kosovës kanë kryer inspektime mbi qëndrueshmërinë fizike të Urës së Ibrit, ndërsa sot, mbi urë janë bërë testime fizike me kamionë të cilët kaluan mbi urë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.