Fundamenti

Se a është një vend i varfër apo i pasur, varet nga institucionet e tij

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Nga Arben Kurteshi – “Politikanët në vendet e varfra, nuk dinë se si funksionon ekonomia!“, kjo është hipoteza injorante ekonomike.

”Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses“

Se a është një vend i varfër apo i pasur, varet nga institucionet e tij

Qyteti i ndarë në mes ( Amerikës dhe Meksikës) „Nogales“, në anën amerikane të ardhurat mesatare janë 30’000 $ në vit; ndërsa në atë meksikane vetëm 10‘000 $ në vit.

Shumë shtete, tregojnë se si u zhvilluan, dhe se si dështuan ekonomitë e tyre pas pavarësisë.

Si arriti shteti afrikanë Botswana të zhvillojë ekonominë gati të barabartë me Hungarinë.
„Madhësia e suksesit përcaktohet nga madhësia e besimit në sukses“!
„Nëse mendohet në qëllime të mëdha, presim arritje më të mëdha.

Uji Dea

Lajmi i mirë është edhe Irlanda, që brenda një gjenerate prej shtetit më të varfër në Evropën perëndimore në shtetin gati më të pasur në botë, për kokë banori
Prej 40-të miliardëve dollarë në fillim të viteve të 90-ta në mbi 133 miliardë dollarë në vitin 2008 ka arriturë rritja e produktivitetit të shtetit. Vetëm për 18-të vite rritje mbi 90 miliardë dollarë.

Kjo arritje është bërë vetëm me rritjen e cilësisë të arsimit dhe thithjen e investimeve të huaja. Para kësaj mrekullie ekonomike Irlandës i ka migruar gjysma e popullsisë në Amerikë rreth 4 milion banorë.

Po të ndodhë kjo mrekulli ekonomike në Kosovë; do të nënkuptonte për Kosovën rritje hipotetike e ekonomisë për 4-fishë, pra paga minimale do të ishte mbi € 1‘000. muaj.

Shembulli jo i mirë është në Sierra Leone menjëherë pas pavarësisë pushteti ndërpreu hekurudhën më të gjatë në vend e posa ndërtuar nga anglezët, nga frika se ata që e përdornin për transport mallrash mund të forcohen dhe ta marrin pushtetin.

Pra, nuk qëndron problemi i zhvillimit ekonomik në vend, se nuk di pushteti ta zhvillojë, apo se mungojnë resurset natyrore apo financiare, por se një regjim shpërblen dhe zhvillon vetëm ata që e ndihmojnë të mbajë pushtetin, pa marrë parasysh asnjë vlerësim tjetër cilësorë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.