Eko Higjiena

S’di çfarë thonë të tjerët, Serbia duhet ta njoh Kosovën

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Parlamentit Evropian, Martin Schulz, mbetet pranë deklaratës së tij për nevojën e njohjes së ndërsjellë të Beogradit dhe Prishtinës, si kusht që Serbia të pranohet në Bashkimin Evropian, thuhet në një deklaratë për media të kryeparlamentarit evropian.

“Kryetari i Parlamentit Evropian nuk dëshiron të komentojë çfarë flasin të tjerët për këtë çështje. Në deklaratën e tij, zoti Schulz ka thënë atë që është e qartë. Kryetari e sheh fatin e Kosovës dhe të Serbisë si anëtare të ardhshme të Bashkimit Evropian”, citon Deutsche Welle sqarimin e kabinetit të Schulzit.

Schulz deklaratën e tij e bëri një ditë më parë pas takimit me kryeministrin e Serbisë, Ivica Dacic, ndërsa e përgënjeshtroi disa orë më vonë komesioneri evropian për zgjerimin Stefan Fule, duke saktësuar se nuk bëhet fjalë për nevojën e njohjes, por për normalizimin e raporteve me Kosovën.

FIDANISHTJA

Ka reaguar edhe nënkryetarja e Qeverisë së Serbisë, Suzana Grubjesic. Ajo ka vlerësur se nuk është e mirë që në këtë fazë të procesit Serbisë t’i vihen kushte të cilat, sipas saj, dihet se nuk mund të përmbushen.

Schulz është zyrtari i parë evropian, i cili e ka bërë të qartë se njohja e ndërsjellë e Serbisë dhe Kosovës nga njëra tjetra, është kushti kryesor për pranim në Bashkimin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.