FIDANISHTJA

Scott: Marrëveshja Kosovë-Serbi varet nga gatishmëria e palëve për të marrë vendime të vështira

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ambasadori amerikan në Serbi, Kyle Scott, ka thënë sot se është i lumtur me lëvizjet e fundit të cilat dëshmojnë që Prishtina dhe Beogradi janë të gatshme të negociojnë për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare.

Ai në Konferencën për Sfidat e Sigurisë së Ballkanit, të organizuar nga Qendra për Politikë të Jashtme, ka thënë se ka pritshmëri të mëdha që Prishtina dhe Beogradi do të arrijnë një marrëveshje e cila do të jetë e kënaqshme për të dyja palët, transmeton lajmi.net.

“Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, dhe ai i Kosovës, Hashim Thaçi e kanë mbështetjen e plotë të SHBA-ve për arritjen e një marrëveshjeje afatgjatë”, ka thënë Scott.

FITORJA

Madje Scott tha se problem i pazgjidhur mes Kosovës dhe Serbisë, është njëra ndër tri çështjet kryesore e cila mund ta cënojë sigurinë në Ballkan, bashkë me problemin e Maqedonisë dhe Greqisë, si dhe problemin e Bosnjës.

E në fund Scott tha se procesi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, varet edhe nga vullneti i palëve për të marrë vendime të vështira në të mirë të arritjes së marrëveshjes./Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.