Fundamenti

Schalke pret oferta për Avdijajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Klubi nga Bundesliga, Schalke 04, është duke planifikuar që ta shesë talentin shqiptar, Donis Avdijaj.

Mediat raportojnë se krerët e klubit gjerman janë duke e menduar shitjen e 19-vjeçarit, i cili akoma nuk ka debutuar në elitën gjermane të futbollit.

Vet menaxheri gjeneral i Schalkes, Horst Heldt, e ka lënë të hapur mundësinë e largimit të mesfushorit shqiptar.

RCCOLA

“Ne do të marrim një vendim se çfarë i përshtatet Donisit, në qoftë se ofertat janë interesante për të dhe për ne”, është shprehur ai.

Avdijaj konsiderohet një nga talentët më premtues në futbollin gjerman dhe atë po e vëzhgojnë disa klube të mëdha. /KP/Telegrafi/