KKVITI

Schalke pas Sadikut

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Futbollisti që gëzoi së fundmi zemrat ‘kuqezi’ duke zgjedhur Shqipërinë, Loret Sadiku, mund ta vazhdojë karrierën në një ndër kampionatet më të forta në botë, Bundesligë. Paraqitjet fantastike me suedezët e Helsingborgut, duket që kanë mbërritur edhe në Gjermani. Skuadra e njohur e këtij vendi, Schalke 04, ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar dhe dëshiron ta ketë atë në radhët e veta në të ardhmen. Lajmin për Arena e konfirmuan burime pranë futbollistit.

“Për Loretin së fundmi është interesuar edhe Schalke 04. Ky klub e pëlqen shumë atë dhe në të ardhmen mund të pritet edhe ndonjë ofertë zyrtare”, tha në kushte anonimiteti ai.Në anën tjetër, lajmin nuk e mohoi as futbollisti, duke deklaruar që për gjëra të tilla merret agjenti i tij. “Nuk mund të konfirmoj apo të mohoj interesimin e Schalkes për mua, pasi që për këto gjëra është i angazhuar menaxheri im. Unë nuk di asgjë rreth së ardhmes time”, tha ai për gazetën Arena.

Hidromorava

Të kujtojmë që pika e dobët e Schalkes në këtë edicion është pikërisht reparti i mbrojtjes. Në nëntë ndeshje të zhvilluara, kjo skuadër ka pësuar plot 19 gola, duke u bërë kështu ekipi i pestë me më së shumti gola të pranuara në elitën gjermane…(Tribuna – Arena).