Scarlett Johansson, aktorja më e paguar e të gjitha kohëve

Aktorja hollivudiane Scarlett Johansson ka marrë plot 20 milionë dollarë për rolin e saj në pjesën e dytë të filmit “Hakmarrësit”. Kësisoj, kjo bukuroshe u bë aktorja më e paguar e të gjitha kohëve.
Ndonëse ka vetëm 27 vjet, Scarlett tashmë është aq e pasur sa e ka vështirë ta shpenzojë për gjithë jetën e saj.
Honorari më i ri është saktësisht 20.1 milionë dollarë. Me këtë shifër ajo ka tejkaluar shifrën e 18 milionë dollarëve, sa ka fituar Angeline Jolie në filmin “Turisti”.
Pjesa e parë e filmit “Hakmarrësit” ka fituar 936 milionë dollarë, andaj producentët kanë dhënë dritën e gjelbër për pjesën e dytë.