S’beson në dashuri në shikim të parë

Dashuria që ka ndaj modelimit ka bërë që modelja shqiptare, Ina Zenelaj, të përkushtohet ndaj këtij profesioni. Deri më tani ajo na bën të ditur se ka arritur shumë suksese, por gjithmonë duke pretenduar të arrijë edhe shumë. Në intervistën dhënë “Zërit” ajo flet më shumë për punën dhe jetën e saj jashtë modelimit.
– Si ishte fillimi juaj në modelim?
– Dëshira dhe pasioni im për modelimin kanë qenë një ëndërr e hershme, por që pak nga pak filloi të bëhej realitet. Që në moshë të vogël jam angazhuar në manifestime, spektakle të ndryshme që zhvillo