Hidromorava

SBAShK-u merr vendim – këtë të shtunë s’zëvendësohen orët e humbura, kërkojnë marrëveshje të veçantë

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBAShK), Rrahman Jasharaj ka thënë se të shtunën nuk do të mbahet mësim, sipas kalendarit të publikuar nga Ministria e Arsimit për orët e humbura në grevë, raporton Ekonomia Online.

Jasharaj ka thënë se vendimi i ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, për zëvendësimin e orëve të humbura nga greva gjatë të shtunave, ka qenë i ngutshëm.

United Hospital

Sipas tij, Nagavci nuk e ka respektuar kontratën kolektive ku thuhet se orët e mësimit të humbura nga greva nuk kompensohen – përveç nëse palët nënshkruese, pra Ministria e Arsimit dhe SBASHK-u, arrijnë marrëveshje të veçantë.“Lidhur me kompensimin e orëve të humbura në grevë, duhet të theksoj se ishte vendim i ngutshëm i ministres Nagavci e cila nuk respektoi marrëveshjen e lidhur mes SBASHK-ut dhe MASHT-it më 22 janar, 2021, dhe neni 34, pika 8, e cila thotë qartazi: ‘orët e humbura gjatë grevës nuk zëvendësohen, përveç nëse palët arrijnë marrëveshje të veçantë’”, tha Jasharaj.

“SBASHK është obligativ ta respektojë kontratën”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.