Hidromorava

SBAShK: Mësimdhënësit kanë arritur t’i përfundojnë njësitë mësimore, orët e humbur s’janë zëvendësuar në tërësi

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nënkryetarja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Vjollca Shala ka thënë se procesi mësimor është zhvilluar sipas plan-programit, ndonëse fillimviti ka filluar me grevë pesë javëshe, raporton Ekonomia Online.

Gjatë një interviste për Ekonomia Online, nënkryetarja e SBAShK-ut, ka deklaruar se përkundër grevës, mësimdhënësit kanë arritur të përfundojnë njësitë mësimore sipas planit të paraparë.

Uji Dea

“Procesi mësimor është zhvilluar ashtu siç është paraparë, ngase mësimdhënësit pavarësisht ka qenë që ka qenë greva pesë javore në fillimvit për kërkesat tashmë të njohura të asaj kohe, mësimdhënësit kanë arritur që të gjitha njësitë mësimore të cilat i kanë pasur të parapara për t’i shpjeguar për gjatë vitit shkollor, natyrisht që kanë arritur t’i shpjegojnë dhe t’u japin njohuritë e duhura nxënësve, ndërsa vlerësimi në përgjithësi të procesit mësimor, mendoj që është bërë një punë siç është kërkuar nga mësimdhënësit por vlerësimin e nxënësve e bëjnë pikërisht mësimdhënësit dhe ata janë kompetent për vlerësimin e nxënësve”, u shpreh ajo.E humbja e orëve të mësimit si pasojë e grevës, sipas Shalës janë zëvendësuar por jo në masë të madhe.

Ajo u shpreh se përkundër kontratës kolektive që orët e humbura nuk zëvendësohen, mësimdhënësit i kanë mbajtur ato orë.“Orët të cilat kanë qenë të parapara për vitin shkollor 2022-23, natyrisht që janë realizuar edhe pse me kontratën kolektive të nënshkruar ndërmjet SBAShK-ut dhe MAShTI-t, ka qenë që orët e humbura gjatë grevës të mos zëvendësohen, mirëpo megjithatë mësimdhënësit përkundër asaj edhe nëse nuk i kanë zëvendësuar si orë mësimore, në orët mësimore kanë pasur mundësi që njësitë mësimore të cilat kanë qenë më të shkurtra t’i realizojnë, qoftë përmes një zgjatje të orarit por edhe plotësimit të ndonjë ore mësimore aty ku e kanë parë që nxënësit kanë nevojë për ato njësi mësimore”, u shpreh ajo.