Fundamenti

Satmifer Kryeziu zyrtarisht kalon në AKR

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Dega e AKR-së në Kamenicë ka pritur sot në radhët e veta Satmifer Kryeziu, asambleist aktual i kësaj legjislature, dhe ish-nënkryetar i Degës së AAK-së në Kamenicë.

Satmifer Kryeziu nga sot është anëtari më i ri i AKR-së në Kamenicë. Në një takim mikpritës Kryetari i Degës së AKR-së Fatmir Matoshi i uroj mirëseardhje Kryeziu. “AKR është e përkushtuar që të punoj në të mirë të qytetarëve të Kamenicës, andaj ardhja e zotit Satmifer Kryeziu është një bashkim i natyrshëm idesh dhe qëndrimesh. Ardhja e tij në AKR është shumë e mirëpritur, dhe në këtë rast dëshiroj të falënderoj zotin Kryeziu dhe në veçanti edhe zotin Besim Rexhepaj i cili ishte shumë i involvuar në këtë proces sikundër edhe në të gjitha proceset në AKR. Me Satmifer Kryeziun do të punojmë ngushtë në realizimin e programit politik dhe ekonomik të AKR-së” tha Fatmir Matoshi.

KKVITI

Satmifer Kryeziu, pas kalimit të tij në AKR tha se ardhja e tij në këtë subjekt është vullnetare dhe shumë qëllim mirë. “Mendimet e mia përputhen plotësisht me ato të AKR-së e cila u dëshmua si parti shumë serioze dhe transparente dhe ka një program i cili mund të gjejë zbatim në Komunën e Kamenicës. Përveç mikpritjes që gjeta nga kryetari i degës Fatmir Matoshi dhe dega e AKR-së kalimin tim e kam konsultuar edhe me mbështetësit e mi të cilët do të ndjekin veprimin tim.” tha Satmifer Kryeziu.

Dega e AKR-së në Kamenicë në ditët në vijim do të pres edhe kuadro të tjera të dëshmuara të Komunës së Kamenicës dhe është e vendosur që të mbajë derën e hapur për të rifreskuar dhe përforcuar strukturat e saj./rajonipress/