RCCOLA

Sassuolo kërkon Mavrajn

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Skuadra e ngritur në Serie A, Sassuolo, është duke kërkuar me ngulm mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj. Sipas mediave gjermane dhe atyre italiane, Sassuolo ka ofruar 1.5 milionë euro për ta transferuar Mavrajn, shumë që është kërkuar edhe nga gjermanët e Gruether Furth.

Lojtarit së fundi iu hoq shiriti i kapitenit dhe kjo ka bërë të qartë se ai nuk do të jetë më pjesë e skuadrës gjermane, aq më pakë që ka oferta nga skuadrat që garojnë në kampionatet elitare në Evropë.

Uji Dea

Për lojtarin interesim ka shprehur edhe Hoffenheim, Mainz si dhe Lazio në Serie A.