FITORJA

Sarrazin pas zhvillimeve në veri: Dënojmë vendimin e djeshëm të Kosovës dhe reagimet e dhunshme të protestuesve

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Kosovë.

Sarrazin pak para takimit me kryeministrin Albin Kurti, ka shkruar në Twitter se dënojnë vendimin e Qeverisë për të detyruar hyrjen e kryetarëve të rinj në ndërtesat e komunave në veri, transmeton Telegrafi.

“Në Kosovë për të vlerësuar situatën, duke folur me EULEX, KFOR, Qeverinë e Kosovës, Serbët e Kosovës në Mitrovicë. Ne dënojmë vendimin e Kosovës për të detyruar hyrjen në ndërtesat komunale në veri dhe reagimet e dhunshme ndaj saj”, ka theksuar ai.

Ndryshe, të premten grupe qytetarësh serb u përplasën me Policinë e Kosovës e cila po ndihmonte kryetarët e rinj të tre komunave të banuara me shumicë serbe në veriun e vendit për të hyrë në zyrat e tyre.

GRANDEMALL

Policia hodhi gaz lotsjellës në hyrje të komunës së Zveçanit për të shpërndarë turmën e cila hodhi gurë mbi pjesëtarët e policisë, ndërsa i vuri flakën të paktën një makine të policisë dhe dëmtuan disa të tjera.

Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se pesë pjesëtarë të saj pësuan lëndime.

“Policia e Kosovës (PK), sipas autorizimeve ligjore dhe kushtetuese po ndërmerr veprimet e saja policore në ofrimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike si dhe ndërmarrjen e masave policore me qëllim të parandalimit të të gjitha veprimtarive kriminale që paraqiten në vend. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.