UBT

Sarkozy: Merkel është shumë simpatike

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Pak javë pas largimit nga detyra e Sarkozy dhe bashkëpunëtorëve të tij, në publik dalin detaje interesante se ç’këndvështrim kishte ish-presidenti francez për kancelaren gjermane.

Detajet janë zbuluar nga ish-ministrja franceze, Roselyne Bachelot në librin e saj “A feu et…sang” ( Zjarr e…gjak) që nga sot ndodhet në shitje në libraritë franceze.

Ish-ministrja franceze shkruan në libër se Sarkozy i kish thënë në një rast, në një nga takimet e shumta me Merkel nuk është e shëmtuar.

ARKATANA

“Është shumë simpatike. Kur i pëlqen një film ma dërgon edhe mua. Pastaj ajo veshja…vishet…por nuk është e shëmtuar. Adhuron verën dhe bukën e thekur me djathë”, transmeton TCH përmbajtjen e librit.

Për muaj me radhë, në përpjekje për të nxjerrë Europën nga kriza e thellë financiare, ish-presidenti francez, Nicolas Sarkozy dhe kancelarja gjermane Angela Merkel takoheshin mjaft shpesh, aq shpesh se “dyshja e parisë” europiane nisi të quhej nga media si e pandarë e për këtë iu vendos edhe shkurtimi dy në një, “Merkozy”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.