UBT

Sandra Bullock, personazhi i vitit

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Revista e njohur ‘Entertainment Weekly’, e ka shpallur aktoren Sandra Bullock personazhin e vitit. Pas aktores së bukur është një vit i suksesshëm, ku ajo ka magjepsur publikun me dy filma hit ‘The Heat’ dhe ‘ Gravity’.

Filmat në fjalë kanë arritur sukses të jashtëzakonshëm në kinema, ndërsa ky nuk ka qenë angazhimi i vetëm i aktores. Në të vërtetë, ajo nuk ka munguar as në aktivitetet bamirëse, e sidomos ato që ndihmojnë të prekur nga AIDS-i dhe viktimat e prekura nga katastrofat natyrore.

Eco Higjiena

“Nuk është vetëm një aktore e madhe, por edhe një njeri që e pëlqen të ndihmoj ata që kanë nevojë. Prandaj ishte e lehtë për të vendosur se kujt i takon ky titull”, thuhet në sqarimin e kësaj reviste.