Fundamenti

Samiti i NATO-s në Lituani, Joseph: Biden ta bind Ukrainën që ta njohë Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Profesori amerikan që ligjëron në shkollën për studime të avancuara ndërkombëtare në Universitetin “John Hopkins” në Uashington, Edward Joseph, ka kërkuar nga presidenti amerikan, Joe Biden, bashkë me ekipin e tij, duhet ta bindin Ukrainën që ta njohin pavarësinë e Kosovës.

“Biden e njeh nga dora e parë historinë e fundit të Ballkanit. Ai dhe ekipi i tij duhet të mbajnë një perspektivë të gjerë ndërsa diskutojnë komunikatën përfundimtare të Vilnius. Ndër të tjera, ata duhet të inkurajojnë Ukrainën që të njohë Kosovën”, ka shkruar ai në Twitter.

Ai ka thënë se është përgjegjësi e pashmengshme e NATO-s siguria në Ballkan.

Sipas tij situata e brishtë në Kosovë për Rusinë mbetet një “levë” e mirë.

“Situata problematike në Kosovë është ushqim për Kremlinin se gjoja ”rendi i bazuar në rregulla të Perëndimit është artificial””.

Sipas Joseph çështja e hapur e Kosovës për Serbinë dhe Rusinë mbajnë të hapur edhe shpresat për destabilizim ne Bosnje e Mal të Zi.

Uji Dea

Ai thotë se edhe katër vendet e NATO-s që ende nuk e njohin Kosovës po i bëjnë dëm dialogut.

Profesori amerikan shton se është e vërtet që Kurti po sfidon NATON dhe BE-në në veri por sipas tij këtë gjë po e kritikojnë të gjitha subjektet opozitare dhe mediat e shoqëria civile.

Sipas tij shumë pak flitet për të drejtat e pakicave shqiptare në Preshevë.

Joseph kujton se NATO ndërhyri në Kosovë për arsye humanitare derisa në Bosnjë për të ndalur një gjenocid.

Ai thotë se NATO duhet të jetë unike për Kosovën dhe Ballkanin pasi në të kundërtën përçarja do të shndërrohej në përfitim material për Vladimir Putinin.

Ndryshe samiti i NATO-s që do të mbahet në Vilnius të Lituanisë, më 11 dhe 12 korrik të këtij viti./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.