Sami Lushtaku m’i ka dhënë 300 euro për eksploziv kundër Rugovës
Atentatori ndaj ish-presidentit Ibrahim Rugova, i cili është i dënuar me 20 vjet burg, ka vazhduar rrëfimin e tij për veprimet kriminale duke e zgjeruar rrjetin e bashkëpunëtorëve të tij.
Ai përveç që kishte akuzuar Xhavit Halitin, i cili e kishte urdhëruar për kryerjen e dy atentateve ndaj Rugovës, kësaj radhe Agim Hoti, ka thënë se Sami Lushtaku ia ka dhënë 300 euro për të blerë material eksploziv, shkruan “Bota Sot”.
Ai ka treguar se këto para, Sami Lushtaku ia kishte dhënë në Drenas.
Agim Hoti më tej ka thënë se Sami Lushtakun e ka patur komandant zone dhe se nga ia ka marrë urdhër që ta rrah me dajak Ramadan Gashin ish kryetar i Skenderajt dhe ta vrasë Gani Gecin./Indeksonline/