Uji Dea

Sami Hoxha zgjidhet drejtor në Gjimnazin “Zenel Hajdini”

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Sami Hoxha është zgjedhur në mënyrë të rregullt dhe me kriteret e konkursit në pozitën e drejtorit në Gjimnazit “Zenel Hajdini” tha Bujar Nevzati për rajonipress. Sami Hoxha tha se do të punojë që ta ruaj autoritetin e kësaj shkolle që njihet për nga cilësia në mësim në tërë Kosovën.

Sami Hoxha me një përvojë të mirë në arsim është zgjedhur drejtor në shkollën e mesme të Gjimnazit “Zenel Hajdini”. Kjo shkollë siç dihet kishte mbetur me ushtrues detyre për shkak të suspendimit të ish drejtorit Zejnullah Zejnullahut.

Bujar Nevzati tha për rajonipress se Sami Hoxha është zgjedhur drejtor sipas kritereve dhe rregullave që parasheh konkursi.” Për këtë pozitë kanë konkurruar edhe tre kandidatë të tjerë, por Sami Hoxha sipas komisionit intervistues ka qenë më i miri “tha Nevzati.

Uji Dea

Nevzati tha se ish drejtori Zejnullah Zejnullahu është caktuar si profesor në shkollën e arteve ku e ka normën e plotë.

Ndërsa Sami Hoxha i kontaktuar nga rajonipress tha se në kolektivë është pritur mirë dhe aty ka një atmosferë dhe disponim për të punuar bashkërisht.”Do të angazhohem që ta ruaj besimin dhe autoritetin e kësaj shkolle e cila njihet në tërë Kosovën për disiplinë dhe cilësi të lartë arsimore” tha Hoxha./rajonipress/