GRANDEMALL

Samedin Asllani, artist me identitet të krijuar

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Të shtunën që shkoi, më 17 nëntor, Asllani ka hapur ekspozitën e tij të radhës, në Galerinë Prieurè të Lozanës

Piktori i njohur shqiptar që jeton në Lozanë, Samedin Asllani, të shtunën që shkoi, më 17 nëntor, ka hapur ekspozitën e tij të radhës, në Galerinë Prieurè të Lozanës.

Në praninë e një rrethi artdasësish, zviceranë e shqiptarë, piktori Asllani ka shoqëruar vizitorët e tij në botën e tij të artit.

I lindur në vitin 1989 në Mitrovicë, Samedin Asllani fillon studimet për pikturë në Universitetin e Prishtinës dhe i vazhdon ato në Zvicër, gjegjësisht në Lozanë.

Asllani prej afër 20 vitesh është aktiv në skenën e artit në Lozanë dhe në gjithë Zvicrën. Ai, duke filluar nga viti 1995, ka hapur deri më tash një numër të madh ekspozitash personale. Një numër veprash të tij janë pasuri e koleksioneve dhe galerive të ndryshme të artit.

Uji Dea

Piktori ynë merret edhe me dekoracione, që i realizon në mure të jashtme e të brendshme ndërtesash të ndryshme

Veprën artistike të Samit që në fillimet e veta e karakterizon një vulë që e bën të dallueshme nga konglomerati i pikturave që sot krijohen dhe ekspozohen gjithandej. Në to dominon figura e dallueshme enjeriut, e cila, e deformuar dhe stërkequr qëllimisht, transmeton mesazhe të ndryshme, në varësi nga konteksti dhe koha.

“Krijimtaria e Samedin Asllanit është një meta-sintezë e tri kohërave dhe dy stileve teknike. Periudha e parë, ajo e zanafillës së krijimtarisë, inspirohet në suaza të surealizmit duke pasur si veçanti vijën harmonike me tush.

Faza që pason, ajo e zhvillimit të identitetit artistik, karakterizohet me studim ngjyrash ekspresive. Koha e tretë, ajo e maturisë, është gërshetim i këtyre përvojave duke rezultuar me perfeksionimin e një stili artistik personal dhe dallues”. Kështu hkruajnë kritikë zviceranë të artit, të cilët, duke iu referuar veçantisë së pikturës së tij, tashmë flasin për “Stilin Asllani”.

Ekspozita e pikturave të Samedin Asllanit do të qëndrojë e hapur deri më 23 nëntor.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.