Hidromorava

Salltat e Ramizit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Biznesmeni dhe deputeti Ramiz Kelmendi, pasi që ia diskualifikuan kompaninë nga procesi i privatizimit të PTK’së, e ka gjetur një derë për t’u kthyer sërish në garë.

Drejtuesit e Elkos’it, kanë deklaruar për Express se kanë lidhur marrëveshje me njërën prej kompanive të parakualifikuara, por nuk kanë dashur ta përmendin emrin e partnerit të tyre.

Kompania vendore Elkos kthehet në garë për Postë-Telekomin e Kosovës. Pasi iu refuzua një kërkesë për konsorcium me Franc Telekomin, kjo kompani duket se e ka gjetur partnerin e ri. Megjithatë, tash jo me synimin për t’i privatizuar 75 për qind të aksioneve të PTK’së, por për ta ndarë kulaçin me një kompani tjetër.

Menaxheri i këtij projekti, Bekim Abazi, thotë se Elkos do të hyjë në konsorcium me njërën nga kompanitë e parakuliafikuara. Sipas tij, në momentin kur do të shpallet tenderi, do të bëhet publike edhe emri i partnerit të ri.

ARKATANA

“Ne jemi ende në garë. Kjo është krejt çka mund të them për momentin. Partnerin e bëjmë publik në momentin kur do të shpallet tenderi”, ka thënë Abazi.

Sipas procedurave ligjore, ka afat deri në gjashtë javë para se te mbyllet tenderi, që ndonjë kompani të hyjë në ndonjë konsorcium.

Megjithëkëtë, Abazi thotë të kenë arritur tashmë pajtim me njërën nga kompanitë në garë dhe se nuk do ta presin këtë afat fare.

“Që në fillim do ta bëjmë publike pasi veç e kemi partnerin”, ka shpjeguar ai.(express).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.