ARKATANA

“Salloni i V-të i Gjilanit” hapet me rastin e dy kremteve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Me piktura u paraqiten: Arbenita Kërqeli, Arta Ramadani, Avni Behluli, Ahmet Ibrahimi Ykel Gjinolli, Filloreta Maliqi, Antigona Selmani, Ramadan Arifi, Jetullah Haliti-Eti, Demir Behluli, Luan Shahiqi, Nagip Berisha, Fatmir Daku dhe Eshref Berishaë me grafikë u paraqit Rasim Vllasaliuë me akuatintë:Teuta Hoxha e Yll Lenjani, ndërsa me skulptura në dru: Agim Ismajli dhe Azim Islamaj.

Të enjten në mbrëmje, me rastin e Festës së Flamurit-28 Nëntorit, sivjet për të pestën herë u hap manifestimi, tashmë, tradicional i Shoqatës së Arteve Pamore “Salloni i Gjilanit” e i cili përkon edhe me 10 vjetorin e punës së Galerisë së Arteve pamore të këtij qyteti.

Me këtë rast përgjegjësi për Galeri pastaj edhe kryetari i Shoqatës së Arteve Pamore folën për këto dy aktivitete kulturore të Gjilanit që kanë lidhshmëri të pandashme në mes vete.

Përzgjedhësit e punimeve për këtë ekspozitë të Sallonit të Gjilanit- të pestit me radhë, patën punë të vështirë, sepse nga shumë punime të arritura, përzgjodhën për ekspozitë 19 punime të po kaq artistëve.

ARKATANA

Me piktura u paraqiten: Arbenita Kërqeli, Arta Ramadani, Avni Behluli, Ahmet Ibrahimi Ykel Gjinolli, Filloreta Maliqi, Antigona Selmani, Ramadan Arifi, Jetullah Haliti-Eti, Demir Behluli, Luan Shahiqi, Nagip Berisha, Fatmir Daku dhe Eshref Berishaë me grafikë u paraqit Rasim Vllasaliuë me akuatintë:Teuta Hoxha e Yll Lenjani, ndërsa me skulptura në dru: Agim Ismajli dhe Azim Islamaj.

Në sferën e pikturës më së shumti u prezantua teknika vaj në pëlhurë, por kishte edhe teknika të tjera, ndërsa temat e paraqitura ishin të shumëllojshme. Vlen të theksohet se të gjitha pikturat ishin të punuara me përkushtim profesionalo artistik dhe përbenin në vete metodat specifike të krijuesve duke paraqitur këtu aftësitë e tyre shprehëse të artit.
Me këtë rast, juria e këtij Salloni, shpalli tri punimet më të mira, e ato ishin: piktura “Ndarje artificiale” e Demir Behlulit, “Nudo” e Antigona Selmanit dhe “Kompozicioni” i Ramadan Arifit. Mbrenda këtyre pesë salloneve të Gjilanit, u shpërblyen gjithsejtë 17 autorë.

Vlen të theksohet se në hapjen e këtij manifestimi kulturor, kësaj radhe morën pjesë vetëm dashamirët e artit pamor, sepse personalitetet politike të pozitës dhe të opozitës ishin në aktivitetet e tyre të balotazhit zgjedhor që do të mbahet me 1 Dhjetor 2013. Të pranishmit, me këtë rast, përcollën edhe disa këngë të interpretuara nga anëtarët dhe orkestra e Trupës muzikore te Gjilani”. /ukshinzajmi/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.