FIDANISHTJA

Sallahu flet për realizimin e objektivave gjatë vitit 2016

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Ajet Sallahu, drejtor i drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit ka mbajtur sot konferencën e parë për shtyp. Gjatë kësaj konference ai ka prezantuar një pjesë të punës së bërë nga kjo drejtori në vitin 2016. Ai ndër tjerash tha se synimi kryesor i kësaj drejtorie gjatë vitit të shkuar ka qenë realizimi i objektivave të planit të punës për vitin 2016, implementimi i kritereve ndërtimore të Planit Zhvillimor Komunal etj.

Sallahu gjatë kësaj konference bëri me dije se në kuadër të punëve të bërë nga kjo drejtori ka qenë hartimi i planeve të hollësishëm për Zonën Ekonomike me statusin “Park Industrial” që do të ndërtohet në fshatin Budrigë e Epërme. “Qëllimi i kësaj konference është që të paraqesim në vija të trasha punën një vjeçare e kësaj drejtorie. Synimi i DUPMM për vitin e kaluar ka qenë realizimi i objektivave të planit të punës për vitin 2016, implementimi i kritereve ndërtimore të dalura nga Plani Zhvillimor Komunal dhe Urban, Planet rregulluese, zona qendrore dhe jugore, zona lumi, zona veriore. Por edhe hartimi i planit rregullues të hollësishëm për Zonën Ekonomike në fshatin Budrigë e Epërme me statusin Park Industrial” u shpreh drejtori, Sallahu duke përmendur edhe shumë punë të tjera të cilat janë bërë nga kjo drejtori në vitin 2016.

Ai tha se synim kryesor ka qenë procedimi 100% i kërkesave në afat ligjor dhe shtimi i realizimit të të hyrave. Ai foli edhe për realizimin e punëve të katër sektorëve që të kësaj drejtorie.

FIDANISHTJA

Sipas tij në sektorin e Urbanizmit janë paraqitur gjatë vitit 2016, 59 kërkesa ku 54 prej tyre janë të shqyrtuara ndërsa të tjerat janë në shqyrtim e sipër.

Sallahu tha se 23 kërkesa janë paraqitur për pëlqime urbanistike ku të gjitha janë të shqyrtuar dhe miratuar. Kurse për leje ndërtimore sipas tij për vitin e shkuar 36 kurse 31 janë shqyrtuar nga to 24 miratuar, 7 të refuzuara e 5 janë në shqyrtim e sipër.

Ai foli edhe për sektorin sektorë të tjerë brenda kësaj drejtorie. Në fund të kësaj konference ai është përgjigjur edhe pyetjeve të gazetarëve./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.