UBT

Sallahi përcaktohet për kombëtaren e Austrisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

München – Stërvitja e tij e “fshehtë” po i shpaguhet Ylli Sallahit. Si fëmijë ai në dhomën e tij kishte bërë një top nga foliet e aluminit dhe ka stërvitur gjuajtjet me kokë, në vend se të flinte.

“Topi ishte i lehtë dhe prindërit nuk dëgjonin asgjë, kur e godisja atë drejt murit”, tregon Sallahi dhe qesh.

Në shtëpinë e tij të tashme nuk do të ishte problem kjo. Pesë minuta ecje larg nga kompleksi stërvitor i Bayern Münchenit banon 18-vjeçari. Ai banon i vetëm dhe përgatitet për karrierën si profesionist. Lojtari i U-19 të Bayernit po rritet dhe shpesh po aktivizohet edhe te skuadra e dytë e Bayernit, transmeton Koha Ditore shkrimin e Kleine Zeitunng.

Në pauzën për ndeshjet e përfaqësueseve ai stërvit dhe luan ndonjë miqësore edhe me ekipin e parë të Bayernit.

“Mund të shohësh se si sillen ata dhe mund të mësosh shumë”, thotë Sallahi. Sallahi veçanërisht pëlqen reprezentuesin e Austrisë, David Alaba. Si Alaba edhe Sallahi më nuk luan mesfushor, por mbrojtës i majtë.

“Kështu ka rrjedhur. Kur kam ardhur në skuadër, njëri ka munguar në atë pozitë dhe unë jam aktivizuar”, tregon Sallahi.

Uji Dea

Ai po bën paraqitje të mira në Bayern dhe në mediumet gjermane e vlerësojnë talent të madh. Por Përfaqësuesja U-21 e Austrisë ende nuk e ka ftuar.

“Nuk e di pse. Unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë grupmoshë, askush nuk është paraqitur tek unë. Kjo temë për mua ka përfunduar dhe nuk më intereson më”, ka thënë Sallahi.

Ajo që nuk i intereson është edhe jeta e natës në Mynih.

“Të dal nëpër klube nuk kam nerva. Unë kam ëndërruar të bëhem futbollist profesionist që kur kam mbushur gjashtë vjet. Të dal në klube mundem edhe pasi të mbushi 27 vjet”, thotë Sallahi.

Dhe ndoshta deri atëherë do të lajmërohet tek ai edhe ndonjë nga Federata e Futbollit e Austrisë.(koha)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.