RCCOLA

Salihu: Viti 2012 i vështirë për qytetarët e Vitisë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lëvizja Vetëvendosje (VV), Qendra në Viti është e bindur që ndryshimi do të ndodh në vitin 2013. Prandaj viti 2013 do të jetë një vit i rëndësishëm me aktiviteteve të shtuara në terren, vit në të cilin VV dhe qytetarët e Vitisë do ta ndërtojnë dhe realizojnë Platformën e përbashkët për qeverisjen e drejtë të Komunës thotë Salih Salihu kryetar i VV në Viti.

Viti 2012 ishte një vit i vështirë për qytetarët e Kosovës dhe veçanërisht për qytetarët e Vitisë. Ajo që është duke ndodhur në të gjithë vendin, si dhe në Viti gjatë vitit 2012 ka ndodhur në një variant edhe më të shëmtuar. Ishte një vit në të cilën institucionet komunale, në vend që të përmbushnin obligimin e tyre në interes të qytetarëve të Vitisë ato vazhdojnë të funksionojnë në drejtimin e kundërt. Kështu thotë në një reagim të tij qendra e VV në Viti.

Salih Salihu kryetar i VV në Viti thotë se në kohën kur qytetarët e Vitisë vazhdojnë të përballen me vështirësi gjithnjë e më të shumta dhe kur i duhet mbështetja institucionale, udhëheqja komunale vazhdon t’i degradojë këto institucione duke i dobësuar në vazhdimësi mekanizmat që do t’i ndihmonin dhe lehtësonin jetën e qytetarëve të Vitisë. Ky vit na ka provuar gjithnjë e më shumë se kjo udhëheqje nuk është në shërbim të interesit të qytetarëve thotë Salih Salihu kryetar i VV në Viti.

Sipas tij qytetarët e Vitisë nuk kanë nevojë për këtë lloj pushteti. “Vitisë nuk i duhet një udhëheqje komunale që gjithë energjinë e ka vënë në drejtim të kundërt me nevojat dhe kërkesat e atyre që do të duhej t’i shërbenin. Fatkeqësisht veprimet e dëmshme të udhëheqjes komunale gjatë vitit 2012 kanë qenë sistematike. Pa përmendur ato që ndodhin çdo ditë, sesa të dëmshme kanë qenë këto institucione, mjafton të kujtojmë :Shkeljen sistematike të ligjeve dhe procedurave, Arrogancën në qeverisje, Luftën e brendshme politike brenda subjektit qeverisës, Keqmenaxhimin financiar dhe futjen e komunës në borxhe, Dëmtimin e buxhetit me vendime jo te ligjshme, Mungesën e investimeve, Politizimin dhe degradimin e arsimit Politizimin dhe degradimin e shëndetësisë, Punësimin mbi baza politike e klanore, Pandjeshmërinë dhe mosveprimin ndaj djegies së pyjeve, Shërbimet e dobëta komunale dhe publike, Infrastrukturën e dëmtuar rrugore .

Eco Higjiena

Se të gjitha këto dhe shumë veprime tjera kanë arritur përmasa shqetësuese mjafton të kujtojmë faktin që shumica e zyrtarëve të lartë të komunës, duke përfshirë edhe Kryetarin Arifi ose janë në hetime ose po gjykohen për vepra penale për dëmet që i kanë shkaktuar Vitisë dhe qytetarëve të saj. Po të kishte sundim të së drejtës kjo udhëheqje shumë më herët do të ishte vënë para përgjegjësisë dhe do të merrte atë që do t’i takonte shprehet Salihu.

Salihu tha se megjithatë, viti 2012 ishte edhe një vit i intensifikimit të aktiviteteve të Lëvizjes VV për denoncimin dhe kundërshtimin e veprimeve të dëmshme. “Ishte një vit i aktiviteteve të vazhdueshme dhe punës në terren. Pothuajse çdo ditë Lëvizja VV, Qendra në Viti dhe aktivistët e saj ishin në terren, në takime me qytetarë të të gjitha shtresave, ku është diskutuar për hallet dhe nevojat e shumta të tyre dhe mundësive për të tejkaluar ato.

Këto takime na kanë afruar edhe me shumë me qytetarinë e Vitisë dhe na kanë shtuar bindjen tonë se Lëvizja VV është alternativa e vetme që plotësisht është linjë me interesat e qytetarëve. Këto aktivitete njëkohësisht na kanë bindur që qytetarët e Vitisë janë gatshëm që bashkë me Lëvizjen VV t`i japin fund kësaj gjendje dhe ta realizojnë ndryshimin.

Lëvizja VV, Qendra në Viti është e bindur që ky ndryshim do të ndodh në vitin 2013. Prandaj viti 2013 do të jetë një vit i rëndësishëm me aktiviteteve të shtuara në terren, vit në të cilin VV dhe qytetarët e Vitisë do ta ndërtojnë dhe realizojnë Platformën e përbashkët për qeverisjen e drejtë të Komunës ./rajonipress/