ARKATANA

Salihu: Sokol Haliti, është përbrenda logjikës klienteliste

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Viti – Sokol Haliti, është përbrenda logjikës klienteliste, e cila e ka bërë të investoj gjithnjë në ato fshatra të cilat mendon se mund t`i përkthej fuqishëm në votë elektorale tek subjekti i tij. Andaj kjo logjikë është jashtë interesit vitias dhe e cila nuk mund të shërbej paanshëm brenda masës shoqërore thotë deputeti Salih Salihu.

Një neglizhencë e tillë është shprehur edhe në fshatin Debellde, ku fshatarët në këtë rast janë duke vuajtur pasojat e komunës për mungesë pёrgjegjshmёrie.

Zvarritja e projekteve publike dhe cilësia e dobët e tyre janë fotografia më e mirë e keqqeverisjes së Sokol Haliti, të cilën e ka realizuar qysh prej ardhjes së tij në krye të komunës. Një nga rastet që i ka kushtuar shumë qytetarëve të Vitisë, dhe në veçanti të fshatit Debellde, është zvarritja e investimit të ujësjellësit në këtë fshat.

Mobi Casa

Tash e tri vite zvarritet projekti i ujësjellësit në këtë fshat dhe ky fakt ia ka rënduar shumë jetën e qytetarëve. Derisa komunarët e Vitisë bëjnë reklama e paraqitje, qytetarët e Debelldesë vuajnë pa ujë edhe në këto ditë të acarta të ftohtit!

Si deputet i Republikës së Kosovës, por edhe si kryetar i Qendrës së Lëvizjes VV në Viti, jam në përkrahje të të gjithë atyre qytetarëve që pushteti komunal sikurse ai qendror i ka harruar duke i lënë në mungesë për gjerat më elementare për jetë të dinjitetshme ka thënë Salihu./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.