KKVITI

Salihu për 100 ditëshin e Halitit: “Qeveria brilante“ e Vitisë pa rezultate

/ 5 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Salih Salihu thotë se synimi i Sokol Halitit për të fituar garën është arritur, por 100 ditët e para të qeverisjes së tij tregojnë se premtimet e tij ishin vetëm elektorale dhe të pabazuara. Në këto 100 ditë, kryetari Haliti nuk ka arritur të ndërmarrë asnjë veprim përmbajtësor në të mirën e qytetarëve të Vitisë. Për më keq ende nuk ka arritur të kompletoj ekipin qeverisës, për kundër “kuadrove” të shumtë e profesional që gjatë fushatës ai dhe LDK mburreshin se i kishin. Në vend të “ekipit brilant” e profesional që u kishte premtuar qytetarëve të Vitisë, ai emëron drejtorë të papërvojë, jo profesionalë dhe që pranojnë edhe publikisht që nuk i njohin ligjet të cilat duhet t’i zbatojnë tha Salihu.

Vullneti i qytetarëve të Vitisë i shprehur edhe në zgjedhjet e fundit lokale ishte i qartë në favor të ndryshimit. Mirëpo, siç duket ndryshimi i madh nuk ndodhi. Kandidati i LDK-së Sokol Haliti, në përpjekjen e tij për të fituar pushtetin kishte punuar shumë dhe nuk kishte kursyer premtimet për të përmbushur synimin e tij të hershëm, për të qeverisur me komunën e Vitisë thotë Salih Salihu kryetar i VV në Viti.

Salihu thotë se synimi i Sokol Halitit për të fituar garën është arritur, por 100 ditët e para të qeverisjes së tij tregojnë se premtimet e tij ishin vetëm elektorale dhe të pabazuara. “Në këto 100 ditë, kryetari Haliti nuk ka arritur të ndërmarrë asnjë veprim përmbajtësor në të mirën e qytetarëve të Vitisë. Për më keq ende nuk ka arritur të kompletoj ekipin qeverisës, për kundër “kuadrove” të shumtë e profesional që gjatë fushatës ai dhe LDK mburreshin se i kishin. Në vend të “ekipit brilant” e profesional që u kishte premtuar qytetarëve të Vitisë, ai emëron drejtorë të papërvojë, jo profesionalë dhe që pranojnë edhe publikisht që nuk i njohin ligjet të cilat duhet t’i zbatojnë” tha Salihu.

Sipas tij gjatë kësaj kohe, me veprimet dhe mosveprimet e tij, kryetari Haliti na dëshmoi se nuk e ka vizionin e duhur për ta kthyer komunën në institucion në interes të të gjithë qytetarëve, që ofron shërbime cilësore dhe i jep kahje pozitive zhvillimit ekonomik në funksion të përmirësimit të mirëqenies së tyre.

Uji Dea

“Për LVV! dhe qytetarët e Vitisë, rritja e numrit të të punësuarve me kontratë mbi vepër nuk mund të jetë zëvendësim për ngritjen e cilësisë së shërbimeve, sikundër që nuk është e pranueshme që nevoja për më shumë rregull dhe cilësi në arsim, të zëvendësohet me lëvizje arbitrare të kuadrove arsimore me motive tërësisht partiake e politike. Gjithashtu neglizhenca për të përmirësuar dhe rritur shërbimet shëndetësore dhe mungesa e angazhimit serioz për të orientuar zhvillimin e bujqësisë si sektorin më të rëndësishëm të zhvillimit ekonomik dhe punësimit është shqetësuese për ne.Thirrja në borxhet reale dhe të supozuara të qeverisjes paraprake nuk arsyeton mungesën e angazhimit dhe rezultateve të qeverisjes aktuale” tha Salihu.

Salihu thotë se përveç mungesës së vizionit për të ofruar zgjidhje konkrete, për LVV! është shqetësuese qasja e kryetarit Haliti ndaj Kuvendit Komunal. “Edhe pse shumë zëshëm kishte premtuar se jo vetëm që nuk do te ketë vendime joligjore, por nuk do të ketë as propozime në kundërshtim me ligjin dhe procedurat, ai gjatë kësaj periudhe ka dëshmuar të kundërtën. Mosrespektimi i Udhëzimit Administrativ lidhur me themelimin e Këshillit për Siguri në Bashkësi, ndërhyrja direkte dhe imponuese në Rregulloren e Punës së Kuvendit Komunal dhe ndryshimet e ngutshme dhe pa asnjë konsultim paraprak të Rregullores për Transparencë, janë dëshmi për qasjen arbitrare dhe përpjekje për të imponuar vullnetin e kryetarit Haliti edhe përtej autorizimeve që ia lejon ligji apo parimi i ndarjes së pushteteve.” Ka shtuar Salihu

VV! përshëndetë përpjekjet e komunës për të angazhuar komunitetin në pastrimin e ambientit, por konsideron se qasja e komunës nuk ishte adekuate. “Pjesëmarrja simbolike e kryetarit Haliti dhe zyrtarëve të tjerë komunal me veshje tërësisht zyrtare vetëm për fotografi, nuk le te kuptohet si mesazh për një angazhim të përbashkët me komunitetin për ambient të pastër, por duket që më tepër percjellë një mesazh me efekte propagandistike. Gjithashtu, mbajtja e konferencës për media e kryetarit Haliti pa logon e Komunës së Vitisë, krijon përshtypjen se kjo konferencë më tepër po mbahej në ambientet e ndonjë kompanie afariste. Të gjitha këto, fatkeqësisht kanë konfirmuar bindjen e Lëvizjes VV! se LDK dhe Sokol Haliti nuk janë zgjidhja për ndryshimin e madh që ka nevojë Vitia dhe qytetarët e saj” ka thënë Salihu./rajonipress/